Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.
Në një prononcim për RTV21, Vokrri ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.
“Po do të jemi pjesë e kualifikimeve. Sa i përket grupit ku do të jemi ende nuk është e qartë pasi do të jetë një short mes nesh dhe Gjibraltarit se në cilin grup do të vendosemi”, deklaroi Vokrri.
Ai i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë vendin tonë. /Telegrafi/