Ditët e Albert Bunjakut të Përfaqësuesja e Kosovës siç po shihet janë të numëruara.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka paralajmëruar që FFK do t`i nis bisedimet me trajnerin e mirënjohur boshnjak Safet Susic.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka thënë për Blic.rs se synon që për selektor ta angazhojë ish-trajnerin e Bosnjës.
“Dëshira jonë është që ta shohim në vendin e selektorit të Kosovës. Për atë nuk ka nevojë të harxhohen fjalë, mjafton të shohësh se çka ka bërë si trajner, ndërsa para saj ishte futbollist i shkëlqyeshëm. Problemi është se ai ka kontratë me Alanian, por jemi të hapur për çdo bisedë”, ka thënë Vokrri.
Ai ka shtuar se Bunjaki ende është selektor, kurse do të shohin se çka do të ndodh në të ardhmen.