Site icon Telegrafi

Vokrri e do miqësoren me Turqinë në kryeqytet

Përfaqësuesja jonë me 21 maj do të luajë miqësoren e dytë nën monitorimin e FIFA-së, ndërsa katër ditë më vonë, Kosova do të luajë miqësoren e tretë kundër Senegalit.

Derisa sfida me Senegalin tashmë është konfirmuar se do të luhet në Gjenevë të Zvicrës, ndërkohë ndeshja me Turqinë ende nuk dihet se a do të luhet në “Adem Jashari” të Mitrovicës, apo në kryeqytet.

Aktualisht stadiumi i Prishtinës, nuk i plotëson kriteret për ndeshje ndërkombëtare, por i pari i FFK-së, iu bën apel të gjithë faktorëve relevant që në mënyrë të ngutshme të bëjnë gjithçka që është e mundur që ky stadium të rinovohet dhe të jetë i gatshëm me 21 maj.

“Sa i përket asaj se ku do ta zhvillojmë ndeshjen kundër Turqisë unë vazhdojë të këmbëngul që kjo ndeshje të zhvillohet në kryeqytet. U bëjë apel të gjithë faktorëve relevant që në mënyrë të ngutshme të bëjnë gjithçka është e mundur që ky stadium të rinovohet dhe të bëhet i gatshëm për ndeshjen e 21 majit, ndryshe alternativë mbetet stadiumi në Mitrovicë”, ka thënë Vokrri të premten në një konferencën për media.

“Unë kam thënë se një kryeqytet pa një stadium futbolli është i mangët. Si do që të jetë ne do të vazhdojmë të zhvillojmë ndeshje ndërkombëtare dhe kjo sigurisht se do ta na ndihmojë që sa më shpejt të bëhemi edhe pjesë e mekanizmave ndërkombëtare dhe të vazhdojmë t’i bindim faktorët ndërkombëtarë sikur edhe në ndeshjen e parë që ne aty e kemi vendin e merituar”, tha Vokrri.

Kujtojmë se Kosova më 5 mars në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” luajti miqësoren e parë zyrtare ndërkombëtare kundër Haitit (0-0). /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version