Site icon Telegrafi

Vokrri: Do të kërkojmë anëtarësimin e plotë

Komitetit Ekzekutiv i FIFA-s, të premten me 14 dhjetor, në mbledhjen e mbajtur në Tokio, ka lejuar që Kosova të luajë ndeshje miqësore për kategoritë e grup-moshave të reja, klubeve të Kosovës, si dhe përfaqësuesen e femrave, por nuk i ka lejuar miqësoret për përfaqësuesen A.

“Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s është i rëndësishëm, sepse njeh rolin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar. Vendimi nga ana tjetër është pikëllues, sepse përjashton përfaqësuesen seniore pa një arsye të qartë”.

“Do të dorëzojmë kërkesën për anëtarësim dhe ky është hap logjik marrë parasysh se shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara, 97 prej tyre, e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Vokrri për Reuters. /Telegrafi/

Exit mobile version