Site icon Telegrafi

Vokrri dhe Salihu ftohen në kongresin e UEFA-s dhe FIFA-s

Federata e Futbollit të Evropës (UEFA) dhe ajo botërore (FIFA) sot kanë ftuar drejtuesit e FFK-së për kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA-së dhe FIFA-së.

“Shtëpia e Futbollit Evropian UEFA dhe ajo botërore FIFA i kanë dërguar ftesë kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, që të jenë pjesëmarrës në cilësi të vëzhguesit në punimet e kongresit të jashtëzakonshëm të UEFA-s që mbahet më 25 shkurt dhe atë të FIFA-s që mbahet më 26 shkurt”, është thënë në njoftimin e FFK-së.
 

Exit mobile version