Site icon Telegrafi

Vokrri dëshiron miqësore kundër Serbisë!

Deri më tani janë duke qarkulluar emra të ndryshëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gana, Holanda, por edhe Ishujt Faro, që sipas FFK’së është vetë-ofruar si kundërshtar për 5 mars, datë e caktuar për ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Mirëpo, presidenti i FFK’së, Fadil Vokrri ka një ide tjetër. Ai nuk e përjashton mundësinë e ballafaqimit me Serbinë.

“Kur para tre vjetësh kisha deklaruar se do të më pëlqente të luanim kundër Serbisë, e kisha seriozisht. Shumëkush në atë kohë mendonin se ishte një provokim, por tani gjërat janë më reale”, ,deklaroi Vokrri për Alo.

“Unë ende dua që kjo ndeshje të zhvillohet, vetëm FSS le të pranojë, dhe FIFA të lejojë. Unë gjatë takimit në Zurich kam deklaruar se do të ishte mirë që ndeshja e parë të ishte Kosova kundër Serbisë, por Blatter ishte kundër për shkak të rrezikut të huliganizmit”, u shpreh kreu i futbollit kosovar. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version