Telegrafi

Vokrri: I dëshiroj suksese të gjithë lojtarëve shqiptarë, edhe atyre që nuk pranuan të luanin për ne

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur konferencën për media para ndeshjes ndaj Finlandës.

Vokrri i ka dëshiruar suksese të gjithëve, përfshirë edhe ata lojtarë që nuk pranuan të luanin për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Në emrin tim personal dhe të komitetit ekzekutiv, i dëshirojmë suksese lojtarëve shqiptarë të Kosovës dhe atyre që luajnë në kombëtaret tjera, pavarësisht vendimeve të tyre. Shpresoj në një prezantim të mirë dhe i dëshiroj suksese shtabit teknik. Faleminderit dhe suksese”, ka thënë Vokrri. /Telegrafi/