Site icon Telegrafi

Vokrri: Brazili i pari, Belgjika befasi

“Si zakonisht ekipet e mëdha do të shkojnë lart. Për mua befasi mund të jetë Belgjika. E ka një ekip, që mund të bëjë befasi. Nuk duhet harruar as Meksikon, e cila nuk është e keqe. Belgjika nëse ka fat mund të bëjë befasi të madhe”, thekson Vokrri për Arenën.

Kur flet për skuadrat e mëdha, e ka fjalën edhe për kampionin e tanishëm, Spanjën. “Dihet, Argjentina, Brazili, Spanja, Gjermania, këto zakonisht shkojnë deri në fazën përfundimtare, dhe sërish pritet të mos kenë shumë problem”. Vokrri është për futboll të mirë, dhe futbolli i mirë sipas tij do të kalojë përmes Gjermanisë e Brazilit. Për të dytën thotë se ka gjasat më të mëdha të fitojë botërorin.

“Për mendimin tim Brazli mund ta fitojë, Spanja si zakonisht mund të jetë aty, por tifozllëk do të bëjë për Gjermaninë, si dhe për Belgjikën. Duke marrë parasysh situatën në Brazil, lojtarët e tyre do të jenë tejet të motivuar për ta fituar botërorin”, shton ai, duke mos harruar edhe Zvicrën, për shkak të shqiptarëve. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version