Tommy DeVito, një nga anëtarët e grupit “The Four Seasons”, ka vdekur.
Ai ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.
Miku i DeVitos, aktori Alfred Nittoli e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi të ndarë të martën në Facebook.
“Shoku im i dashur Tommy ka vdekur mbrëmjen e kaluar në Las Vegas në orën 9:45. Unë u njoftova nga vajza e tij Darcel”, tha ai.
NJ.com ndërkohë raportoi se Tommy vdiq nga coronavirusi.
DeVito, Valli, Gaudio dhe Nick Massi ishin anëtarët e grupit “The Four Seasons”, të cilën sollën hite të mëdha përfshirë, “Big Girls Don’t Cry”, “Sherry” dhe “Walk Like a Man”.
Ai njëherësh u fut në Rock and Roll Hall of Fame në 1990.
DeVito ka qenë i martuar me Edda, e cila vdiq gjithashtu këtë vit (më 30 korrik 2020). /Telegrafi/