Mërgim Vojvoda nuk e ka pritur lehtë humbjen e Kosovës nga Suedia (0-3) dhe ka kërkuar që në ndeshjen e radhës (ndaj Spanjës) të shkohet me besimin për fitore, pasi gjithçka është e arritshme.
Mesfushori 26-vjeçar që ka luajtur si mbrojtës tha se çdo humbje dhemb dhe se ekipi nuk ishte në nivelin e duhur.
Lidhur me pozitën e tij, ka pranuar se nuk është pozita e tij natyrale porse e ka respektuar vendimin e trajnerit dhe do ta japë qind për qindëshin aty ku do ta aktivizojë përzgjedhësi.
Në ndeshjet me skuadrat e këtij niveli, nuk falet asnjë gabim – potencoi Vojvoda, duke shtuar se çdo gabim ndëshkohet.
Lidhur me sfidën e radhës ndaj Spanjës, ai ka thënë se duhet ta harrojmë humbjen sa më shpejtë dhe të udhëtojmë atje për fitore. /Telegrafi/