Telegrafi

Vojvoda: Nuk ishte për 4-0, kishim shanse edhe ne

Mërgim Vojvoda është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 4-0 që Anglia e mposhti Kosovën.

Mbrojtësi i Përfaqësues tonë ka thënë se ne kishim raste të shënonim gola në pjesën e parë, por ‘Tre Luanët’ treguan fuqinë e tyre.

“Nuk ishte për 4-0, por nuk kemi çfarë të themi. Kemi qenë të gëzuar që e kemi pasur Anglinë në grup, pasi kemi mësuar shumë me ta”.

Lexo po ashtu Dresheviq pas humbjes së Kosovës: Nuk do të ishte ky rezultat, po të mos bënim shumë gabime

“Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët që na kanë mbështetur si jashtë ashtu edhe brenda. Besoj që do na ndihmojnë shumë me përkrahjen  e tyre në mars”.

“Pjesën e parë kishim më shumë raste se Anglia për gol, por në të dytën ndryshuan gjërat. Ata janë kombëtare e madhe dhe shënuan katër gola”.

“Jemi shumë krenar për paraqitjet që i kemi bërë në këto kualifikimeve, natyrisht kjo filloi mirë nga Liga e Kombeve dhe kemi ende shanse që të kualifikohemi nga atje”, ka shtuar më tej mbrojtësi shqiptar.

Kosova e mbylli këtë fazë kualifikuese të Euro 2020 me 11 pikë të grumbulluara, derisa në marsin e vitit të ardhshëm do të tentojnë të kualifikohen në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve. /Telegrafi/