Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje përgjatë grumbullimit të muajit mars.
Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore këtë muaj, ku fillimisht takohen me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë luajnë në Budapest përballë Hungarisë.
“Jemi takuar me trajner të ri me staf të ri. Këto dy miqësore i kemi që të përgatitemi mirë në ambientin e ri, me motivim të ri dhe për synime të reja” .
“Deri tani çdo lojtar është pozitiv dhe kjo është e rëndësishme. Normal ne shkojmë për fitore, por duhet të përgatitemi”.
Tutje Vojvoda tha se duhet ta kuptojnë idenë dhe filozofinë e trajnerit dhe këto dy miqësore shërbejnë që të përgatiten për ndeshjet kualifikuese në shtator.
“Duhet të kuptohemi me idenë dhe filozofinë e trajnerit. Këto miqësore do të na shërbejnë të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, ka thënë Vojvoda. /Telegrafi/