Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka dal në konferencë për shtyp para ndeshjes me Greqinë.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që të fitohen tre pikë ndaj Greqisë dhe se nuk kanë arritur pritshmritë në këto kualifikuese.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne përpiqemi të japim maksimumin. Është shumë më e rëndësishme që të marrim tre pikë këtu ndaj Greqisë”.
“Mendoj se kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më shumë gjatë këtyre kualifikueseve. Nuk jemi aty ku mendonim dhe kërkojmë falje për këtë”, ka thënë Vojvoda në konferencën para ndeshjes.
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën./Telegrafi/