Site icon Telegrafi

Vojvoda ishte provokuar nga lojtarët malazezë

Mërgim Vojvoda (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Mërgim Vojvoda e ka komentuar ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën skuadra jonë e fitoi me rezultat 2-0.

Ai ka thënë se për ta mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim është dashur të fitonim, prandaj ishte i pritshëm presioni në fillim të ndeshjes.

Lexo po ashtu Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

Porse, sipas tij, goli i Amir Rrahmanit i kishte çliruar dhe pastaj e shënuan edhe golin e dytë dhe e vulosën fitoren.

Sa u përket reagimeve të tij, ai ka thënë se ishte provokuar nga lojtarët malazezë, prandaj veproi në atë mënyrë që edhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Duke e komentuar ndeshjen e radhës ndaj Republikës Çeke, Vojvoda ka thënë se duhet shkuar atje dhe duhet luajtur si në një finale në mënyrë që të arrijmë fitore dhe të jemi më pranë kualifikimit. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)
Exit mobile version