Site icon Telegrafi

Vojvoda e Hadërgjonaj të gatshëm për ndeshje, premtojnë angazhim dhe luftë deri në minutat e fundit

Kosova i ka kryer përgatitjet e fundit për ndeshjen me Çekinë që do të zhvillohet nesër në “Doosan Arena” nga ora 20:45.

Stërvitja e fundit është mbajtur në këtë stadium dhe lojtarët janë të gatshëm. Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda kanë shkruar në rrjetet sociale për ndeshjen.

Florent Hadergjonaj ka premtuar se do të jap gjithçka për të bërë të lumtur kosovarët.

“Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur“, ka thënë mbrojtësi i Huddersfieldit.

Ndërsa Mërgim Vojvoda ka shkruar se janë gati për të luftuar deri në minutën e fundit.

“Gati për me luftu deri në minutën e fundit #krejt bashkë”, ka shkruar Vojvoda.

Dyshja presin të jenë startues në këtë ndeshje, pasi Challandes llogarit shumë në këtë dyshe. /Telegrafi/

Exit mobile version