Telegrafi

Vojvoda i dëshpëruar pas barazimit me Lazion

Torino ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Lazio, në një ndeshje shumë interesante.

Mysafirët ishin duke udhëhequr deri në minutën e fundit tëndeshjes falë golit të Pellegrit, por Ciro Immobile në fund barazoi për 1-1.

Dyshja shqiptare, Etrit Berisha e Mërgim Vojvoda kanë qenë titullar për Torinon dhe ndër më të mirët në fushë.

Mbrojtësi anësorë i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur pas ndeshjes, duke thënë se humbën fitoren nga duart për shkak të një mos përqëndrimi.

“Sa keq që pësuam gol në minutat shtesë, jemi të trishtuar. Krijuam shumë raste për gol, ndoshta duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me një gol të dytë. Më vjen shumë keq që nuk ia dolëm të fitojmë”.

“Edhe unë kisha një rast të mirë, por nuk shënova dot, nuk e prisja atë top. Jam i trishtuar për mungesën e fitores, por shpresojmë të fitojmë takimin e radhës për tifozët tanë”, tha Vojvoda.

Torino pas 32 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A mban vendin e 11-të me 40 pikë të grumbulluara dhe nuk rrezikon rënien. /Telegrafi/