Site icon Telegrafi

Vojvoda: Çekia është nivel tjetër, por ne në çdo ndeshje luajmë për fitore – sidomos para tifozëve në Fadil Vokrri   

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes eliminatore ndaj Kombëtares së Çekisë.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme të Grupit A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes janë gati.

Lexo po ashtu The Guardian shkruan për Kosovën: Janë skuadër e re dhe vdekjeprurëse, Anglia nuk do ta ketë të lehtë  

Vojvoda ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku e ka vlerësuar lart Çekinë, por pret shumë nga Kosova.

Bernard Challandes dhe Vojvoda në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Kemi shumë mungesa në skuadër, por konkurrenca është e shëndoshë. Do të japim maksimumin”, ka thënë fillimisht Vojvoda në konferencën për shtyp.

“Për çdo ndeshje ne do të futemi për tre pikë. Edhe në këtë takim futemi për tre pikë”.

Lexo po ashtu Shumë mungesa në ndeshjen vendimtare, ky është formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Çekisë

“Nuk kalkulojmë në asnjë takim, sidomos kur luajmë përpara tifozëve tanë në Fadil Vokrri”.

“Çekia është tjetër nivel për dallim nga kundërshtarët që kemi luajtur më parë. Por, ne kemi punuar mjaft mirë dhe kemi marrë masat për këtë ndeshje dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, përfundoi drenicasi. /Telegrafi/

Exit mobile version