Telegrafi

Vojvoda bën një asistim fantastik, Torino në epërsi ndaj Lecces

Mërgim Vojvoda është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Serie A.

Mbrojtësi kosovar ka qenë protagonist në pjesën e parë të sfidës Torino – Lecce.

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0, falë golit të shënuar nga Nikola Vlasic në minutën e 40-të.

Kroati realizoi një gol të bukur, por edhe më i bukur ishte asistimi i reprezentuesit kosovar.

Për Vojvodën asistimi i sontëm ishte i dyti këtë edicion në elitën e futbollit italian. /Telegrafi