Mërgim Vojvoda është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Serie A.
Mbrojtësi kosovar ka qenë protagonist në pjesën e parë të sfidës Torino – Lecce.
Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0, falë golit të shënuar nga Nikola Vlasic në minutën e 40-të.
Kroati realizoi një gol të bukur, por edhe më i bukur ishte asistimi i reprezentuesit kosovar.
Për Vojvodën asistimi i sontëm ishte i dyti këtë edicion në elitën e futbollit italian. /Telegrafi