Vojislav Sheshel, i cili është në pritje të aktgjykimit të Tribunalit të Hagës që pritet të kumtohet me 31 mars, ka thënë se në gjithçka që ai ka bërë, bashkëpunëtorë i ka pasur Aleksander Vuçiq-in dhe Tomislav Nikoliq-in.
Këtë shefi i Partisë Radikale Serbe e ka thënë në një intervistë për Newsweek në gjuhën serbe.
Sheshel që ka filluar garën aktivisht për zgjedhjet e ardhshme ka refuzuar të flas për aktakuzën e tij, mirëpo në këtë intervistë ai ka treguar për bashkëpunimin e tij të ngushtë me kryeministrin aktual të Serbisë dhe presidentin e këtij shteti.
“Maja Gojkoviq, Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në të gjitha që unë kam qenë i përfshirë. Ata ishin bashkëpunëtorët e mi”, ka thënë Sheshel, njofton Klan kosova.