Revista e njohur “Vogue”, ka publikuar një artikull në të cilin i njofton turistët për gjashtë qytetet që ndodhen në vendet e Ballkanit e që duhet t’i vizitojnë gjatë vitit 2017.
Në mesin e gjashtë vendeve gjendet edhe Prizreni dhe Himara. Prizreni cilësohet si qendra e kreativitetit të Kosovës, e vendosur në afërsi të Maleve të Sharrit.
“Prizreni është i pasur me arkitekturën bizantine dhe osmane. Vizitojeni gjatë muajit gusht kur qyteti mirëpret DokuFestin, festivali më i madh i filmit në Kosovë, që ka muzikë, ekspozitë të fotografive dhe shfaqjen e më shumë se 200 filmave”, shkruan Vogue.
“Vogue” këshillon turistët që të blejnë aksesorë filigrani në Prizren dhe të shijojnë qebapët e këtij qyteti.
Në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit është përfshirë edhe Himara në Shqipëri.
“Në rivierën shqiptare, ju pret qyteti i përgjumur i Himarës. I shtirë buzë detit Jon, ju keni mundësi që të vizitoni plazhet e Gjipesë dhe Gramës. Ky qytet ofron peizazh të jashtëzakonshëm me të cilin nuk ngopeni kurrë. Aty mund të vizitoni parkun e Llogarasë, ku mund të ecni në këmbë dhe të shijoni natyrën”, shkruan “Vogue” për Himarën.
“Gjatë vizitës ndaluni në Dhërmi ose në Sarandë. Nëpër rrugët e Himarës ju mund të gjeni kafe dhe ushqim tradicional”, thuhet më tej në përshkrimin e për Himarën.
Në listë të Vogues janë edhe Ohri, Beogradi, Transilvania e Rumanisë dhe rajoni i Hercegovinës në Bosnje e Hercegovinë.