Vogue britanik ka vendosur – për fustanin më të popullarizuar të këtij sezoni veror ka zgjedhur modelin deri nën gju me nënshkrimin e shtëpisë daneze të modës Ganni
Fustanin mbresëlënës ngjyrë neoni të mjeshtrit danez të stilit energjik dhe jokonvencional, e kanë përshkruar në Vogue dhe kanë shtuar madje që gjashtë dama të cilat punojnë në revistën e famshme të modës e kanë këtë fustan, ndërkaq secila ka stilin specifik të veshjes, transmeton Telegrafi.
Fustani i sipërpërmendur punohet nga përzierja e pambukut dhe poliesterit, nuk zhubravitet dhe është jashtëzakonisht i këndshëm dhe i rehatshëm për bartje.
Gjoja do të duhej t’u rrijë mirë femrave të çfarëdo vije trupore apo peshe, falë materialit elastik dhe modelit të përshtatshëm.
– Për dikë, siç jam unë, që ka gjoks të madh dhe aspak dëshirë për të ekspozuar këmbët, ky është opsioni i dëshiruar, thotë Naomi Pike, redaktore e Miss Vogue.
Falë materialit nga i cili është punuar mund ta mbështjellësh dhe ta fusësh në çantë dhe pastaj në shpejtësi ta nxjerrës dhe menjëherë ta veshësh.
– E kam bartur në plazh me sandale dhe në mbrëmje me çantë diskoje.
Fustani lahet në rrobalarëse në 30 gradë dhe nuk duhet ta hekurosësh. /Telegrafi/