Telegrafi

Vogëlushja vazhdimisht ngatërron fotografinë e Tupac-ut në bluzë me babanë e saj, e quan babi (Video)

Një video interesante është shfaqur në internet, në të cilën një vajzë e vogël vazhdimisht e ngatërron fotografinë e legjendës së rap muzikës Tupac me babanë e saj.

Dionne Moorman nga Gorgia e Shteteve të Bashkuara, vazhdimisht hap dollapin e rrobave brenda të cilët gjendej një bluzë me fotografinë e Tupacut të cilin e quan “babi”, transmeton Telegrafi.

Vajza 16-muajshe sa herë që e hapte dollapin e quante Tupacun, babi duke e ngatërruar me babanë e saj të vërtetë Darianin.

Duket se nëna e vogëlushes Dionne, Denise është adhuruese e flaktë e këngëtarit të ndjerë e cila ka disa bluza dhe posterë më fotografitë e tij, por kjo nuk e ndaloi vajzën që të insistojë që njeriu në foto është babai i saj. /Telegrafi/