Në Shtetet e Bashkuara është filmuar vogëlushja e njohur vetëm si Maddie, teksa tregon lëvizjen e vallëzimit me këngën e preferuar.
Madje, ajo ngre duart lart dhe bëhet gati, për të filluar në momentin që dëgjon refrenin e këngës së njohur, transmeton Telegrafi.
“Është e lidhur në karrige, por ndjek ritmin sikur të ishte në klub. Të presim çfarë ndodhë kur rritet”, është një koment lidhur me rastin.
Këtë veprim e kanë pëlqyer shumë njerëz, ndërsa shumica e krahasuan me vetën, në momentin që dëgjojnë këngën e preferuar. /Telegrafi/