Ellie Reid nga Britania e Madhe, e ka befasuar nënën e saj Claire, kur duket se ia ka kthyer prapa fjalën të dua.
Videoja e postuar më poshtë e tregon vogëlushen, e cila ka lindur para tre muajsh, duke imituar lëvizjet e së ëmës, derisa edhe lëshon zërin, transmeton Telegrafi.
“Nuk mund të besoja se është rritur dhe po flet. Unë jam larg saj dhe kjo më bëri të ndjehem i hutuar”, ka thënë babai i vajzës, i cili gjendet jashtë vendit.
Të habitur kanë mbetur edhe shikuesit, megjithëse kjo nuk është e folur por vetëm një koincidencë. /Telegrafi/
https://youtu.be/3Uo7hZZYt04