Evie Barett ka qenë në një qendër tregtare në Peterborough të Anglisë, kur i ka ngecur këmba e djathtë në shkallët lëvizëse.
Vajza trevjeçare nisi të bërtasë, në momentin që nuk mund të lëvizte e kur mekanizmi po ia tërhiqte çizmen, transmeton Telegrafi.
Nëna saj Emily ka kërkuar ndihmën e të pranishmëve. Një punonjës e ka prekur shpejtë butonin për ta ndalur sistemin.
Megjithëse nuk mund t’i hiqej këpuca, vogëlushes ia kanë nxjerr këmbën të palënduar. Pos një ënjtje të vogël në gishtin e madh, ajo nuk ka përjetuar ndonjë dhimbje të madhe. /Telegrafi/