Site icon Telegrafi

Vogëlushja shpërthen në të qeshura kur halla e saj i lexon një libër

Ky është momenti kur një vogëlushe bërtiti nga të qeshurat derisa halla e saj i lexonte një libër për një hipopotam të animuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, momenti u filmua në shtëpinë e prindërve të foshnjës në qytetin Quemu Quemu në provincën qendrore të Argjentinës La Pampa dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht nga mediet lokale këtë javë.

Videoja, e cila është bërë virale, tregon Guadalupe-n, 21-vjeçare, duke i lexuar librin mbesës së saj shtatëmuajshe, Francisca.

Në video mund të shihet se si Francisca e vogël shpërthen në të qeshura.

Guadalupe tha se videoja u filmua derisa nëna e foshnjës ishte e zënë duke gatuar në kuzhinë. /Telegrafi/

Exit mobile version