Pamjet që e shfaqnin Maya Merhi duke ecur nëpër rrugën e nxehta dhe të pluhurosura të Sirisë, me ndihmën e konservave të peshqve, i kanë prekur shumë njerëz, ndërsa një mjek ka ndërhyrë për t’ia bërë jetën më të lehtë.
Një organizatë bamirëse nga Turqia, ka intervenuar për ta evakuuar tetëvjeçaren me babanë e saj nga Idlibi për të Stamboll, ku i janë vënë falas një palë proteza, transmeton Telegrafi.
Dr Mehmet Zeki Cuclu që është ekspert në protezat e këmbëve, ka thënë se rikuperimi i plotë do të bëhet brenda tre muajsh dhe ajo do jetë në gjendje të ecë normalisht.
Pos të bijës, proteza do të përfitojë edhe babai 34-vjeçar i cili ka lindur pa këmbë. Mirëpo, asnjë nga pesë fëmijët tjetër, nuk e ka trashëguar këtë çrregullim gjenetik përpos Mayas. /Telegrafi/