Site icon Telegrafi

Vogëlushja që del vetëm në rrugë, shpëtohet nga shoferi mendjemprehtë (Video)

Në një rrugë me përplot trafik në Sidnei të Australisë, një vajzë e vogël qëndronte në cep të trotuarit dhe futej nganjëherë në asfalt.

Në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë tragjedi, Gary Dring e ka ndaluar veturën dhe ka dalë për ta marrë fëmijën 17-muajsh, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka kapur vajzën e paemëruar, afër saj ka shkuar një fëmijë më i rritur dhe e ka marrë me shpejtësi.

Në anën tjetër, familjarët e vajzës që ka ikur vjedhurazi nga shtëpia kanë kuptuar për ndodhinë vetëm pasi e kanë parë fotografinë. /Telegrafi/

https://youtu.be/ZofLWaW-xQA

Exit mobile version