Site icon Telegrafi

Vogëlushja provoi akulloren për herë të parë – reagimi i saj u shikua 33 milionë herë në TikTok

Fëmijët e vegjël do të provojnë çdo ushqim që ne u ofrojmë pa frikë.

Ata do të njihen me shije të reja me kuriozitet dhe interes dhe reagimet e tyre në ato momente mund të na bëjnë të qeshim deri në lot.

Shembulli më i mirë është një vajzë 11-muajshe e cila kohët e fundit provoi akulloren për herë të parë.

Nëna i ofroi një ëmbëlsirë me shije frutash dhe vajza e vogël iu afrua pa asnjë frikë.

Kur shijoi diçka të re, ajo mori një pamje habie në fytyrën e saj dhe më pas goja e saj u shtrëngua, duke rezultuar në një klip gazmor që mamaja Delenn postoi në TikTok.

Videoja është parë 33.5 milionë herë dhe ka më shumë se gjashtë milionë pëlqime. Mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

@delenn08 Still cant beleive I caught this on camera 😂 #bestfriend #fyp #icecream #baby #11month #babygirl #tryingnewthings #sweet #cold #funnyface ♬ origineel geluid – 𝐒𝐏𝐄𝐃𝐂𝐕𝐒𝐌𝐈𝐂𝐒
Exit mobile version