Site icon Telegrafi

Vogëlushja po argëtohej në luhatësen e shkollës, rripi i sigurisë iu lidh në fyt dhe e ngufati – pas tri ditëve ndërroi jetë (Foto/Video)

Një vajzë nga Kolorado e SHBA-ve, ka humbur jetën kur rripi i luhatëses e ngufati në parkun e lodrave të shkollës.

Brooklyn Thill, 6-vjeçe,  po qëndronte e ulur në luhatësen e parkut të lodrave në shkollë që është i dedikuar për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe që të gjitha lodrat i ka të pajisura me rripa të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa askush nuk po i kushtonte vëmendje, të ndjerës i është lidhur disi rripi në fyt dhe ka filluar të ngufatet.

Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur më 5 dhjetor, kurse vajza ka humbur jetën tri ditë më vonë në spital.

Policia ka njoftuar se është duke bërë të pamundurën që ta zgjidh rastin e kësaj tragjedie, kurse menaxhmenti i shkollës i ka hequr të gjitha luhatëset nga parku i lodrave.

“Zemra na është thyer. Princesha jonë tani është engjëll”, ka shkruar nëna e saj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version