Telegrafi

Vogëlushja ngeci në lavatriqe, por ishte bashkëpunuese me zjarrfikësit! (Video)

Një vajzë dyvjeçare nga Kina, ka qenë duke luajtur sipër makinës për larjen e rrobave, kur ka ngecur brenda kazanit.

Në fillim ajo ka filluar të qajë, por më pas është qetësuar, transmeton Telegrafi.

Derisa zjarrfikësit janë përpjekur që ta hapin mbështjellësin e makinës, ajo ka qëndruar e fortë dhe pa lëvizur.

Punonjësit e shpëtimit kanë punuar të pashqetësuar, meqenëse vogëlushja e ka përballuar situatën si një ‘boss’ i vërtetë.

“Herën tjetër do të mendojë hy herë para se t’i afrohet makinës që lanë rrobat”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

https://youtu.be/Xoa1II2hhwI