Takimin e parë me hijen, kjo vajzë e vogël nga Shtetet e Bashkuara nuk e pranoi si duhet dhe u frikësua shumë prej saj.
Derisa po shëtiste në park, ajo lëvizte me shpejtësi dhe mundohej ta shmangte, por silueta e ndjekte nga pas, transmeton Telegrafi.
“Është hija e jote, nuk mund ta heqësh”, dëgjohet duke i thënë babai saj, derisa ajo i kërkonte të ikë dhe më pas nisë edhe të qajë.
Ky rast iu ka pëlqyer shumë shikuesve, të cilët e kanë shpërndarë në rrjetin social.
“Më mirë të mësohet tani, sepse do ta ndjekë gjatë tërë jetës”, është një nga komentet e shumta për ngjarjen. /Telegrafi/
https://youtu.be/HEPQUFPyhdI