Site icon Telegrafi

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha – bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Kur Saylor Class, 3 vjeçare, filloi të ankohej për përbindësha në dhomën e saj të gjumit në Karolinën e Veriut, prindërit e saj menduan se ishte thjeshtë imagjinata e një fëmije.

Nëna Ashley dhe babai i saj menduan se vajza e tyre ishte frikësuar nga filmi që ata i kishin treguar.

Por, gjatë muajve në vijim, Saylor u bë më këmbëngulëse se kishte diçka në dhomë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

E historia e vajzës filloi të kishte më shumë kuptim kur nëna e saj vuri re bletët brenda në oxhak dhe jashtë shtëpisë.

Ajo menjëherë e thirri një kompani e cila zbuloi se insektet ishin bletë të cilat kishin shpenzuar tetë muaj për të ndërtuar koshere brenda shtëpisë.

Prindërit e vajzës menjëherë telefonuan një bletar i cili me anë të një kamere skanoi muret për të zbuluar lokacionin e insekteve.

Bëhet e ditur se ai ka larguar midis 55 dhe 65 mijë bletë nga muri.

Ndryshe, insektet i kanë dëmtuar edhe instalimet elektrike të shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version