Telegrafi

Vogëlushja luante në bregdet, rrëmbehet papritmas nga batica (Video)

Batica që u shfaq papritmas, ka rrëmbyer vogëlushen që po luante në një bregdet në Cornwall të Anglisë.

Për fat të mirë, dy të pranishëm vrapuan drejtë gjashtëvjeçares dhe ia dolën ta tërheqin nga uji, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin rrëqethës kur ajo ndodhej në rërë dhe menjëherë tërhiqet në thellësi.

Pamjet janë shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, për të rritur vetëdijen mbi rrezikshmërinë e rrymave të ujit. /Telegrafi/