Astrid Scheucher e ka filmuar të bijën, derisa përpiqej të hipte mbi një kalë në fermën e tyre në Lebring të Austrisë.
Derisa kafsha ushqehet e qetë, vajza kërcen nga disa drurë, por nuk ia del të qëndrojë mbi shpinën e lartë, transmeton Telegrafi.
Në momentin kur duket se do të largohet ajo më në fund hipë, por së prapthi dhe jo si duhet.
“Nuk i duhet shumë kohë për të mësuar kalërimin, sepse qenka e qëndrueshme dhe po i do kuajt”, është një koment lidhur me rastin.
Filmimi familjarë që është postuar vetëm për një grup të afërmish, është pëlqyer shumë dhe ka bërë xhiro pasi është postuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/