Ed Taoka nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar se si vajza e tij pesëvjeçare, e patrembur përkëdheli një piton të gjatë katër metra, që e mbante kokën drejt saj.
Derisa shumë njerëz frikësohen dhe i kanë neveri reptilët, vogëlushja që është rritur me pitonët Sonny dhe Cher, nuk e ka aspak problem t’ju qëndrojë pranë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, shikuesit e videos që u bë virale, nuk e pëlqyen këtë veprim dhe drejtuan kritika për të atin, që i mbanë gjarpërinjtë e lëshuar nëpër shtëpi.
“Janë kafshë të egra dhe jo shtëpiake, nuk bën të mbahen pranë fëmijëve, pasi mund të reagojnë papritmas”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/