Telegrafi

Vogëlushja e frikësuar nga ariu lodër, që u ‘ngjall’ papritmas (Video)

Një fëmijë ka hyrë brenda ariut lodër, për ta frikësuar motrën e cila as që kishte idenë se çfarë po ndodhte.

Videoja që nuk dihet se ku është realizuar, e tregon atë teksa hyn në dhomë e shoqëruar nga nëna dhe i afrohet lodrës që ndodhen në dysheme, transmeton Telegrafi.

Por, në momentin në ‘ngjallet’ papritmas, ajo nisi të bërtiste për tu larguar nga dhoma e frikësuar.

Megjithëse ishte një skenë komike, ka pasur edhe komente negative, pasi kjo mahi është më mirë të bëhet me dikë më të vjetër në moshë. /Telegrafi/