Një vogëlushe dyvjeçare në Angli pati një reagim emocionues kur takoi për herë të parë vëllain e saj të porsalindur.
Pamjet e xhiruara në dhomën e ndenjës, tregonin se si vajza vraponte me ngazëllim në drejtim të vëllait të porsalindur i cili sapo kishte ardhur nga spitali, transmeton Telegrafi.
Videoja u xhirua nga nëna e tyre, Blaise Dyer.
Përveç se vrapoi për të parë vëllain e saj, vogëlushja nuk hezitoi t’i jepte gjithashtu një puthje kur e mori në ngrohtësinë e prehrit të saj. /Telegrafi/