Derisa luante në dyert rrotulluese të një hoteli në Foshan të Kinës, një fëmijë i ngeci këmba dhe nuk mund të largohej.
Për pesë minuta, vogëlushi qante i frikësuar, megjithëse prindërit bashkë me disa të pranishëm, provonin ta ngrinin strukturën për ta larguar, transmeton Telegrafi.
Atë e ndihmuan disa policë që u ndodhën në afërsi, të cilët përdorën disa pajisje si levë dhe e shpëtuan të pa lënduar.
Më këtë rast, u kërkua që fëmijët të mos luajnë nëpër dyer rrotulluese, ndërsa prindërit t’i mbajnë nën kontroll kur luajnë nëpër këto hapësira. /Telegrafi/
https://youtu.be/Isdlzs3rIS0