Një djalë i vogël i cili po qëndronte ulur në shkallët elektrike (lëvizëse) për pak sa nuk mbeti pa njërën dorë, kur i ngeci në pjesën anësore të shkallëve.
Ky vogëlush i veshur me bluzë me ngjyrë të verdhë, ishte ulur në shkallë prapa shpinës së nënës së tij e cila ishte në këmbë, dhe derisa po lëshoheshin poshtë i ngec dora në pjesën anësore, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky i ri fillon të bërtas nga dhimbjet, por për fat të mirë një kalimtare e sheh në gjendje të rëndë dhe vrapon për t’i ndalur shkallët elektrike.
Edhe pse i shpëtoi më të keqes, vogëlushi ka pësuar lëndime të rënda në dorë, ndërsa ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në parkun Angel në Kinë. /Telegrafi/