Një vogëlush nga India i është nënshtruar një operacioni për të reduktuar masën e kokës së tij për shkak të një sëmundjeje të rrallë.
Mrityunjay Das i cili është rreth 6 muajsh vuan nga hydrocephalus dhe i kanë hequr nga koka rreth 4 litra lëngje.
Koka e tij kishte marrë formën e një shalqiri dhe kishte një diametër prej 96 cm. Pas operacionit diametri i kokës së vogëlushit u reduktua në 26 cm.
Dr. Dilip Parida i cili e kuroi atë tha se vogëlushi është përmirësuar shumë dhe tashmë është në gjendje të qëndrueshme, transmeton tvklan.
Prindërit e tij thonë se tallen shpesh nga komshinjtë për shkak të pazakontë të djalit të tyre. Ata arrijnë deri në atë pikë sa e etiketojnë atë me nofkën “fantazma”.