Statuja e një gorille që ndodhej në korridorin e një hoteli në Ohio të Shteteve të Bashkuara, u provua të shfrytëzohej prej një vogëlushi, në një formë të pazakontë.
Tera Williams mbeti e habitur, kur djali saj Maysn iu afrua skulpturës prej bronzi dhe nisi ta prekte, derisa u zgjat duke dashur të pinte gji prej saj, transmeton Telegrafi.
“Ishte i uritur, mbase tentoi të ushqehej, njëjtë sikurse e ushqej edhe unë” ka thënë Williams.
Reagimi tij, është bërë për shkak të dukjes së statujës, që është punuar me shumë mjeshtëri, që të ngjajë me gorillë të vërtetë. /Telegrafi/