Telegrafi

​Vogëlushi turpëron shoferin, i kthen shishen që hodhi në rrugë

Ky vogëlush nga qyteti kinez, Jining është bërë viral me veprimin e tij.

Sun Jiarui ka vendosur të befasojë një shofer në trafik. Ai mori shishen plastike që u hodh nga dritarja e makinës së tij, veprim që turpëroi shoferin.

Video u postua nga nëna e tij, Douyn në rrjetet sociale, me pamjet që brenda pak orësh kanë bërë xhiron e rrjetit. /kp/Telegrafi/