Telegrafi

Vogëlushi tetëvjeçar gati sa nuk e vrau xhaxhanë e tij në Turqi – publikohen pamjet në mediat sociale

Në qytetin turk të Rizes, një fëmijë tetëvjeçar shihet duke gjuajtur me armë.

Në fakt, A.Mustafa e detyroi nipin të gjuante me armën që ia dha vetë ai.

Por, vogëlushi duke qenë pa eksperiencë në gjuajtje i drejtoi gabimisht armësh xhaxhait dhe për paksa nuk e vrau.

I gjithë rasti është regjistruar nga kamera e telefonit të turkut dhe u shpërnda në mediat sociale.

Ndryshe, autoritetet policore turke kanë nis hetimet rreth rastit duke e marrë në pyetje 45-vjeçarin. /Telegrafi/