Site icon Telegrafi

Vogëlushi që po luante në lagje përfundon nën rrotat e veturës, por më pas ndodh mrekullia (Video, +16)

Një video interesante është shfaqur në internet, në të cilën shihet një vogëlush duke luajtur në lagje me bashkëmoshatarët e tij.

Por derisa ishin habitur duke luajtur një veturë për pak sa nuk e shtyp, por në momentet e fundit shoferi arrin të frenojë dhe të parandalojë më të keqen, transmeton Telegrafi.

Por pakujdesia e vogëlushit dhe nënës së tij u përsërit disa orë më vonë, kur vogëlushi ishte shtrirë në rrugë dhe po luante kur vetura që për pak sa nuk e shtypi u kthye në shtëpi dhe e futi nën veturë.

Në ato momente vrapoi nëna e tij dhe banorët e lagjes të cilët së bashku me shoferin u alarmuan, dhe ngritën njërën anë të veturës për ta nxjerrë vogëlushin.

Sipas medieve kineze, djaloshi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/

Exit mobile version