Jemi mësuar të shkruajmë për yjet botërore të modës, të cilët bëjnë bujë të madhe në pasarelat anembanë botës.
Por kësaj radhe ka tërhequr vëmendjen një vogëlush dukagjinas, i cili me veshjen po bëhet hit në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Jon Gaceaferrin, dy vjeçarin që me pozat që merr ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt, transmeton Telegrafi.
Nuk do të çuditemi nëse nesër do të jetë edhe manekin profesionist, pasi që me fotot e fundit po jep indikacione se mund të bëhet një modelues i mirë.
Më poshtë kemi disa prej fotografive të vogëlushit junikas. /Telegrafi/