Kryeministri kanadez Justin Trudeau, kishte udhëtuar gjatë javës së kaluar për në Hamburg të Gjermanisë për të marrë pjesë në samitin e G-20-ës, i shoqëruar nga bashkëshortja Sophie dhe i biri i tyre trevjeçar Hadrien.
Vogëlushi Adrien kishte arritur t’ua “vjedh” shoun prindërve të tij por edhe të politikanëve tjerë, pasi të gjithë i kishin sytë e drejtuar nga ai, transmeton Telegrafi.
Ai kishte dalë nga aeroplani duke ecur me prindërit, dhe në një moment mori një buqetë me lule nga nikoqiri dhe vazhdoi ecjen me krenari nëpër tepihun e kuq.
Hadrien është fëmija më i vogël i kryeministrit kanadez dhe bashkëshortes së tij, dhe shpesh e marrin me vete gjatë udhëtimeve zyrtare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=O9pGZkJOeoQ