Site icon Telegrafi

Vogëlushi po kënaqej me fishekzjarrët derisa ndodhi një “shpërthim i fuqishëm” – ky ishte reagim i tij

Një vogëlush pati një reagim interesant teksa shihte një shfaqje fishekzjarrësh dhe papritmas kuptoi se ato lëshonin zhurma të larta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jess Stellakis, 22 vjeçe, mori djalin e saj dyvjeçar Finley, për të parë një shfaqje fishekzjarrësh në Eastbourne, East Sussex në Angli.

Kjo thuhet se ishte hera e parë që fëmija kishte qenë ndonjëherë në një nga këto ngjarje, kështu që ai nuk ishte në dijeni se sa të zhurmshme mund të ishin ato.

Kështu, siç është kapur në video, kur një nga fishekzjarrët bën një zhurmë të madhe, Finley reagon si i frikësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version