Telegrafi

Vogëlushi përjeton muzikën, fillon të qajë sapo dëgjon operën (Video)

Ed Selden nga Linkonping i Suedisë, ka filluar të qajë sapo ka dëgjuar tingujt e një opere nga Gianni Schichi.

Fëmija dyvjeçar nuk ka mundur të ndalë emocionet, derisa dëgjonte sopranon duke kënduar arien, ndërsa babai ia ledhatonte shpinën, transmeton Telegrafi.

“Është një fëmijë i ndjeshëm, nuk është hera e parë që qanë kur lëshohet muzikë pikëlluese”, ka thënë i ati fëmijës.

Videoja e postuar më poshtë, është shpërndarë shumë në rrjete sociale, meqë rrallë shihet ndonjë fëmijë që dëgjon operë dhe emocionohet. /Telegrafi/